Cavalli me premtime të jashtëzakonshme për Plisat

1 minut lexim

Jean-Michel Cavalli dëshiron titullin kampion me Prishtinë, këtë e theksoi në intervistën e parë me klubin nga kryeqyteti.

“Kam ardhur këtu me objektiv të qartë, unë dua ta fitoj titullin kampion. Kam pasur një karrierë të suksesshme në shumë vende dhe dëshira ime është të fitoj edhe këtu” shtoi fillimisht Cavali.

Për faqen zyrtare të klubit, tekniku francez ka dhënë edhe një mesazh për “Plisat”

“Mesazhi për ‘Plisat’ është se jam i sigurt se do ta ngrisim lartë Prishtinën dhe jam i bindur se ekipi është i gatshëm dhe besoj se do të arrijmë ta fitojmë titullin”

Prishtina ka bërë ndryshime të mëdha në skuadër për dallim nga edicioni i kaluar, duke shpresuar se do rikthehen në luftën për titullin kampion.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Rritet pagesa për shërbime për fëmijët me autizëm, prindërit me kërkesë ndaj institucioneve

Story i radhës

Sa Kalori Digjni Duke Ecur Për Një Orë

Të fundit nga