Catherine Zeta-Jones zbulon se i kërkoi Adeles autografin pa i treguar se ishte për të

December 9, 2022
1 minut lexim

Catherine Zeta-Jones ka pozuar për kopertinën e “Parade Magazine”, të cilën e postoi edhe për 4.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram të premten (9 dhjetor).

“A më kapët në “Parademag?”. Unë po tregoj disa sekrete të panjohura të jetës në xhirime, unë si nënë dhe ai person që ka autograf që duhej të kisha… kush mund të ishte?”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e postimit.

Në revistë, Catherine zbuloi se hera e fundit që kërkoi një autograf ishte kur u takua me yllin e muzikës, Adelën.

“Pasi i dhashë Adelës Oscar-in, i kërkova të firmoste një copë letër. Nuk thashë se ishte për mua! Unë gjithashtu kam një fotografi të nesh në prapaskenë”, tha ajo.

Fituesja e “Oscar”, 53-vjeçare dukej elegante me një pulovër kremi, të lirshme dhe pantallona elegant me ngjyrë të gjelbër.

Nëna e dy fëmijëve i vuri flokët e saj të gjatë me onde poshtë mbi supe me valëzime të buta dhe zgjodhi grimin e theksuar.

Zeta-Jones aktualisht po shijon suksesin e serialit të saj të ri të Netflix “Wednesday”.

Duke folur për rolin e saj si Morticia Addams, nëna ikonë e një adoleshenteje në serial, Catherine tha se instinktet e saj prej nëne u shfaqën.

Ndryshe, gjatë festës së Falenderimeve, Catherine bëri diçka romantike për bashkëshortin e saj prej 22 vitesh, ikonën e filmit Michael Douglas.

Artisti 53-vjeçar – së bashku me fëmijët e tyre Carys dhe Dylan – fluturuan për në Francë ku aktori 78-vjeçar i Wall Street po filmonte një projekt të Apple për ta surprizuar.

“Mendova se do të pësonte një atak në zemër”, kishte deklaruar ajo.

Douglas po luan Benjamin Franklin në një projekt të ri të Apple. Historia eksploron një nga lojërat më të mëdha të fatit të karrierës së Franklin.

Në moshën 70-vjeçare, ai manovroi spiunët britanikë dhe informatorët francezë, të gjithë ndërsa projektonte aleancën franko-amerikane të vitit 1778.

Ndërkohë, Zeta-Jones do të shfaqet gjithashtu në serinë e misterit aksion-aventure Disney+, National Treasuer: Edge of History.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Modriç flet pas suksesit me Brazilin

Story i radhës

Sa orë gjumë duhet të flemë? Pse gjithçka varet nga mosha

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë