​Castellano bën histori me katër golat ndaj Real Madridit

Ndeshja mes Gironas dhe Real Madridit ka hyrë në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, dhe skuadra nikoqire ka epërsi prej tri golave ndaj kampionit evropian.

Girona po avancon 4:1 kundër Real Madridit, falë katër golave të shënuara nga sulmuesi argjentinas, Valentin Castellanos.

Castellano ka shënuar plot katër gola ndaj Reali, dy në pjesën e parë dhe dy gola në pjesën e dytë.

Ndërkaq, ylli argjentinas tani ka hyrë në histori, pasi që është bërë lojtari i parë që nga viti 1947 që i shënon plot katër gola në një ndeshje të vetme Real Madridit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luizi vjen me një ndryshim të papritur sonte në Prime

Story i radhës

Polici rus dënohet me 7 vjet burgim për shprehjet pro Ukrainës

Të fundit nga