Juventusi zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme blerjen e Dushan Vlahoviçit.
22-vjeçari serb do të veshë fanellën e “zonjës së vjetër“, e cila tashmë pret golat në fushën e lojës. Ish-futbollisti i njohur, Antonio Cassano, është i mendimit se ky ishte një transferim i rrezikshëm për të dyja palët. Ish-sulmuesi italian është shprehur në “BoboTv” se Vlahoviç ka bërë një zgjedhje tërësisht të gabuar, pasi sipas tij nuk përputhet me ambientin e Juventusit.
“Agnelli bëri një goditje të bujshme që askush nuk e priste, por jam i sigurt se Allegri nuk do të ndryshojë mënyrën se si luan. Ai do të luajë saktësisht në të njëjtën mënyrë, Juventusi me Allegri-n në pankinë do të jetë ky.
A është e drejtë zgjedhja e Vlahoviçit? Në mendimi im është në mënyrë sensacionale e gabuar. Për llojin e lojtarit që unë mendoj se ai është, ai do të kishte nevojë për një hap të ndërmjetëm, për shembull në skuadra si Arsenali, Tottenham, apo e njëjta Sevilla që mori Martial.
Vlahoviç mund të bëhet i fortë, por kjo është një hap i rrezikshem sepse duhet të tregojë më shumë se çfarë i ka treguar Fiorentinës. Do të ketë pak vështirësi edhe për faktin që Juve padyshim luan keq.
Gjithashtu nuk e shoh të perputhet mirë me ambientin e Juves. Kjo është një ide që e kam krijuar vetë. Me pak fjalë, është një investim i rrezikshëm si për Juventusin ashtu edhe për lojtarin”, ka thënë Antonio Cassano.