Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casilas, ka reaguar pas hattrickut të ish-shokut të skuadrës, Karim Benzema.
Real Madridi mbrëmë fitoi 3-1 në “Stamford Bridge”, falë tri golave të francezit.
Sipas dikur gardianit më të mirë në botë, Benzema, është përtej një lojtari të mirë e vendimtar për skuadrën.
“Benzema është Spiderman, është engjëll mbrojtës. Benzema është shoku yt më i mirë. Benzema është Zot”, shkroi ai.
Reagime për yllin e “Los Blancos” pati edhe nga lojtarë e analistë të tjerë të cilët e vlerësuan lart punën e francezit gjatë tërë sezonit.