Casemiro shpjegon arsyen pse ia dha medaljen e FA Cup një bashkëlojtari të tij tek Unitedi

December 1, 2024
1 minut lexim

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka shpjeguar arsyen pse ai ia dha medaljen e fituesit të FA Cup një bashkëlojtarit të tij.

Unitedi e fitoi FA Cup për herë të 13-të në historinë e klubit kur e mposhtën rivalin Man Cityn me rezultat 2-1 në finalen që u zhvillua në ‘Wembley’.

Casemiro faktikisht ishte menduar të ishte në bankën rezervë për atë ndeshje, por u detyrua të tërhiqej nga skuadra pasi kishte ndjerë një shqetësim muskulor para se të fillonte sfida.

Sidoqoftë, kur erdhi momenti për t’u shpërndarë medaljet e FA Cup, Casemiro e mori atë dhe ia dhuroi menjëherë Tyrell Malacias, i cili nuk luajti asnjë minutë të vetme në sezonin 2023/2024 për shkak të një lëndimi në gju.

Malacia ishte prezent në atë ndeshje dhe ishte i përfshirë në festën që u bë pas ndeshjes, por nuk ishte në gjendje që të merrte medalje.

Sidoqoftë, ai e mori atë nga bashkëlojtari i tij Casemiro, i cili tashmë ka treguar arsyen pse e mori këtë vendim.

“Nuk e dija se Malacia ka folur për këtë temë, por është e vërtetë, unë ia dhashë atij medaljen time. Ai nuk luajti asnjë ndeshje të vetme atë sezon dhe nuk dëshironte që të merrte pjesë në festën që u bë”.

“Nuk pati medalje për të, kështu që unë ia dhashë timen. Ai është pjesë e skuadrës dhe ne llogarisim tek ai”.

“Ani pse nuk ka luajtur atë sezon, ne e duam atë, kemi nevojë për të dhe ai ka nevojë për dashuri”, ka thënë Casemiro.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zbardhet dinamika e vrasjes! Autori dhe viktima miq! Dedja u ngrit nga tavolina për ta përqafuar, 27-vjeçari e qëlloi pa asnjë fjalë

Story i radhës

Çfarë mund ta detyrojë Apple të heq dorë nga kornizat e titanit për iPhone 17?

Të fundit nga

​Modriç shumë afër kalimit në AC Milan

Luka Modrić është shumë pranë një transferimi te AC Milan pas largimit nga Real Madrid. Sipas burimeve të shumta, përfshirë “La Gazzetta dello Sport” dhe ‘Sky Sport Italia”, mesfushori kroat ka dhënë
sqmken
ShkoLartë