IMG 6894 1

Çarshia e Shkupit bëhet epiqendra e kulturës botërore: Fillon edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” 2025

July 14, 2025
1 minut lexim

Nga data 17 deri më 21 Korrik 2025, Çarshia e Shkupit do të shndërrohet në një skenë shumëngjyrëshe ku kultura, muzika dhe tradita nga mbi 10 shtete do të ndërthuren në kuadër të edicionit të 20-të jubile të Festivalit Ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë”.

Për tre net me radhë – më 18, 19 dhe 20 Korrik, duke filluar nga ora 20:30, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë performanca të mrekullueshme folklorike me valle, muzikë dhe kostume tradicionale nga kultura të ndryshme të botës. Nata finale e festivalit, më 20 Korrik, pritet të jetë kulmi i këtij spektakli kulturor.

Ky festival, tashmë i njohur si një ndër ngjarjet më të dashura të verës në Shkup, promovon trashëgiminë kulturore dhe dialogun ndërkulturor, duke e kthyer Çarshinë në një pikëtakim të gjallë të popujve dhe traditave.

Ejani dhe përjetoni magjinë e folklorit ndërkombëtar në zemër të Çarshisë!

IMG 6894

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aliu mbeshtetje nga banka boterore per reformat ne shendetesi 68751ad7df6c9
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Mbështetje nga Banka Botërore për reformat në shëndetësi

parandalohet ngjarja e rende ne dobrac kanosi fqinjin duke qelluar me pistolete vihet ne pranga 41 vjecari 687524384a851
Lajmi i radhës

Parandalohet ngjarja e rëndë në Dobraç/ Kanosi fqinjin duke qëlluar me pistoletë, vihet në pranga 41-vjeçari

Të fundit nga

ShkoLartë