aliu mbeshtetje nga banka boterore per reformat ne shendetesi 68751ad7df6c9

Aliu: Mbështetje nga Banka Botërore për reformat në shëndetësi

July 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 korrik – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi takim pune me një delegacion të lartë të Bankës Botërore, të udhëhequr nga Reka Menon, menaxhere për shëndetësi, ushqim dhe popullsi për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, si dhe me dr. Sven Nelsen, bashkëudhëheqës i sektorit të shëndetësisë të Bankës Botërore për vendin tonë, Ali Hamandi, ekonomist i lartë dhe Mrika Aliu, specialiste e lartë për zhvillim njerëzor.

Ministri Aliu, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, prezantoi prioritetet strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe theksoi se ekspertiza dhe mbështetja ndërkombëtare përbëjnë një segment kyç në procesin e modernizimit, veçanërisht në fushën e digjitalizimit , si një nga prioritetet kryesore të Ministrisë, si dhe në tele-mjekësi, kujdesin shëndetësor primar, dhe përmirësimet infrastrukturore dhe teknologjike të sistemit.

Gjatë takimit u prezantua edhe puna analitike aktuale e Bankës Botërore në sektorin e shëndetësisë, me theks në sistemin e kujdesit afatgjatë dhe modelet e financimit shëndetësor.

Nga Ministria thonë se përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmëri për mbështetje të mëtejshme të reformave në shëndetësi, ndërkohë që u shqyrtuan edhe fushat e mundshme për forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen skenari i bdi se blerimi komandon danella godet shqiptaret 687515eda1040
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Skenari i BDI-së: Blerimi komandon, Danella godet shqiptarët!

IMG 6894 1
Lajmi i radhës

Çarshia e Shkupit bëhet epiqendra e kulturës botërore: Fillon edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” 2025

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë