Carnevali: Sassuolo mes Milanit, Interit dhe titullit

May 18, 2022
1 minut lexim

CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” dhe e nis me një koment në lidhje me shitjet e biletave për ndeshjen Sassuolo-Milan.

“Në një orë e gjysmë kemi bërë “pluhur” 16,500 bileta dhe tashmë stadiumi është mbushur plotë. Nuk më habit që kohët e fundit Milani ka gjithmonë 70,000 tifozë në San Siro.

Çfarë ndeshje do të jetë? Ne e dimë që do të luajmë ndaj një ekipi që mund të fitojë Scudetto, por ne duam që ta mbyllim kampionatin mirë, sa më lartë në tabelë. Jam i sigurt që ekipi ynë do t’i kushtojë vëmendje maksimale kësaj ndeshjeje.”

Sassuolo mes Milanit dhe Interit

“Që nga e diela, kur ecvi në rrugë, më ndalojnë tifozët e Milanit dhe më thonë mendimet e tyre për të mos u sforcuar shumë ekipi i Sassuolos kështu që klubi i tyre të fitojë Scudetton, unë vetëm buzëqesh dhe largohem. Eci disa metra dhe ndeshem me tifozët e Interit dhe ata gjithashtu më thonë të njëjtën gjë dhe unë buzëqesh përsëri.

Ne nuk duam t’i bëjmë askujt nder, qëllimi i vetëm është të luajmë ndeshjen tonë dhe të përpiqemi të fitojmë pikë për të përfunduar në vendin e dhjetë ose ndoshta të nëntë”, është shprehur Carnevali, CEO i Sassuolos.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkarkohet gjyqtarja e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

Story i radhës

Bujar Osmani emërohet koordinator i procesit të dialogut strategjik me SHBA-të

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë