Cardinale: Sfida ime është ta shkund Milanin

Gerry Cardinale, pronar i Milanit përmes “RedBird” prej katër muajsh e gjysmë, shpjegon qëllimet që i ka vendosur vetes duke investuar në futbollin italian: “Nuk mund të blesh një klub dhe pastaj të ulesh pa lëvizur. Sfida është ta shkundësh atë. Sigurisht që mund të japim një kontribut të mirë dhe po mundohemi të kuptojmë se ku më parë”.

Ndër urgjencat e para të lëvizjes futbollistike italiane është edhe disbalanca e madhe me ligat e tjera: “Parametrat midis ligave të ndryshme evropiane janë të njëjta në nivel makro, edhe nëse secila ka nuancat e veta. Në Itali, p.sh. nuk janë ndërtuar stadiume të reja që nga viti 2011, kjo është domethënëse”.

Cardinale, i cili foli për “Invest in Sports” në New York, siguron se ka një objektiv afatmesëm me klubin kuqezi: “Elliott bëri mirë në Milano dhe kështu zgjodha vazhdimësinë. Nuk jam i shqetësuar për kohën dhe strategjinë e daljes, nuk investoj për të menduar se kur do të dal”.

Në fjalët e raportuara nga “Gazzetta dello Sport” del në pah edhe përvoja e fituar tashmë në botën e sportit: “Klubet tani janë si kompani argëtimi.

Ajo që kam mësuar me Yankees dhe Red Sox është se nuk mund të fitosh gjithmonë. Milani sapo ka fituar një titull dhe pritshmëritë janë konfirmuar, por në Champions League shohim se ka dallime të mëdha me Premier League. Investimi në këtë klub është një hibrid i përvojave që kam pasur me Liverpool dhe Toulouse”.

Së fundi, Cardinale trajtoi temën e Superligës Europiane, duke vënë në dukje edhe një herë dallimet midis ligave të ndryshme dhe marrëdhëniet komplekse midis ligave e klubeve: “Në disa nivele bëhet shumë politikë. Detyra ime është të ul kokën dhe të punoj, edhe nëse është interesante të kuptohet pse ndodhin disa gjëra”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pamje të frikshme: Shemben varrezat në Napoli

Story i radhës

Rashica: Jam i lumtur që shënova

Të fundit nga