Modelja Cara Delevingne ka folur për ndryshimet që i ka bërë në jetën e saj.
Ajo ka thënë se e ka ndërprerë pirjen e alkoolit, dhe e ka quajtur këtë si të veprim të vlefshëm për çdo sekondë.
“Nuk ka qenë e lehtë, por kurrë nuk ka pasur momente kur unë thosha, ‘kjo nuk ia vlen’”, tha ajo.
“Ia vlente çdo sekondë, jam stabile. Unë jam më e qetë.”
“Për një kohë të gjatë, ndihesha sikur fshihesha shumë nga njerëzit që më shikonin. Më në fund ndihem sikur mund të jem e lirë dhe vetvetja, plotësisht”, tha ajo, shkruan People.