Capital T zbulon datën e lansimit të projektit të ri “Miss Me”

1 minut lexim

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka realizuar një tjetër projekt të ri muzikor.

Përmes rrjeteve sociale, Trim Ademi (emri i vërtetë) ka njoftuar këngën e re si dhe ka zbuluar datën e lansimit.

Ai tregon për ndjekësit se kjo këngë do të lansohet këtë të shtunë, me datë 20 korrik.

“Miss me – këtë të shtunë. 17:00, në të gjitha platformat digjitale”, ka shkruar ai.

I njëjti gjithashtu ndau edhe disa pamje nga klipi, përpara se të publikohet i plotë.

Fansat gjithashtu mezi po presin për këtë projekt, gjersa reagimet qenë tejet pozitive.

Capital T në gusht rikthehet me “Time Capsule” në Tiranë, pesë vite pas të parit që mbajti në këtë vend. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Llapi eliminohet nga Europa League

Story i radhës

Çollaku: Pas vrasjes së policit serb mund të ketë “hakmarrje” nga serbët në Kosovë

Të fundit nga