Capital T performon sonte në Prishtinë për Ditën e Evropës

May 9, 2025
1 minut lexim

Reperi i njohur kosovar, Capital T, do të ngjitet sonte në skenë në qendër të Prishtinës për të shënuar Ditën e Evropës, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e Bashkimit Evropian, që promovon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve evropianë.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 21:00 dhe është i hapur për publikun, duke ofruar një mbrëmje argëtuese falas për të gjithë qytetarët.

Lajmin për pjesëmarrjen e Capital T në këtë ngjarje e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale, duke ftuar fansat e tij të jenë pjesë e koncertit.

Ndërkohë, edhe faqja zyrtare e Europe House në Instagram ka shpërndarë një njoftim për detajet e lartcekura të këtij koncerti.

“Djali i qytetit, @truekapo, ngjitet në skenë për Ditën e Evropës. Ejani shijoni hitet dhe performancën e tij! Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Capital T, është një emër i konsoliduar në skenën muzikore shqiptare, me hite të panumërta. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Komuna nuk pagoi asgjë për shërbimet e mbeturinave, “Pastrimi”: Borxhi është mbi 2.7 milionë euro

Story i radhës

Rokas: Maqedonia e Veriut është vendi i parë që mori fonde nga Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë