Fabio Capello nuk e ka parë vetëm me nota pozitive përballjen e Interit ndaj modestëve çekë, pavarëisht fitores.
“Interi kishte një mori rastesh të pabesueshme, të lehta për t’u realizuar, por nuk ka luajtur asnjëherë me vendosmëri edhe kur ka qenë në superioritet numerik në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë madje, nuk ka krijuar asgjë, ka lëvizur pak, nuk ka realizuar asnjë driblim dhe kjo ka ndihmuar kundërshtarët për ta përgatitur më mirë mbrojtjen.
Unë besoj se në një dneshje të tillë, skuadra duhet t ëkishte bërë shumë herë më mirë dhe duhet ta kishte mbyllur ndeshjen shpejt. Tek Interi kanë ende shumë punë për të bërë”, tha ish-trajneri italian.