capello i jep zemer italise ja pse duhet besuar te permbysja ndaj gjermanise ne dortmund 67df4dff6bddc

Capello i jep zemër Italisë: Ja pse duhet besuar te përmbysja ndaj Gjermanisë, në Dortmund

March 23, 2025
1 minut lexim

Duhet përmbysur humbja 2-1 në shtëpi e së enjtes. Të dielën mbrëma, Italia do ta provojë këtë gjë, që të avancojë më tej në Ligën e Kombeve.

Axurrët do t’i luajnë të gjitha kartat për të bërë ndonjë mrekulli në “Westfalenstadion”, stadium që iu kujton momente të ëmbla, tashmë të kaluara, të besuarve të Spallettit.

Në atë stadium, në fakt, Grosso dhe Del Piero firmosën mrekullinë që i çoi te fitorja ndaj Gjermanisë mikpritëse në gjysmëfinale dhe më pas në finale të Kampionatit Botëror 2006, të fituar ndaj Francës.

Tani është një histori tjetër, luhet për kualifikim në gjysmëfinale të “Nations League” dhe rrjedhimisht grup kualifikues më i lehtë për Botërorin 2026, që duhet të sigurohet. Për këtë ka folur në intervistën e tij për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello:

“Nëntë muaj më parë, kur Zvicra na eliminoi nga ‘Euro 2020’, isha në Gjermani për ta parë kombëtaren nga afër dhe u ktheva në shtëpi i turpëruar. Ajo ishte një Itali që nuk dinte asgjë, bënte detyrën pa rrezikuar asgjë”.

Megjithatë, Capello e ka lavdëruar kombëtaren axurre për paraqitjen e treguar ndaj Gjermanisë, të enjten, edhe pse humbi 2-1 në “San Siro”: “Të enjten, megjithatë, pashë një skuadër me ide, që luajti me pasion dhe gjithmonë kërkoi rezultatin.

Humbëm sepse përpara kishim një kundërshtar më të fortë nga ana fizike. Por Italia është aty, do të jetë edhe nesër në Dortmund, sepse jam i bindur që mund të bëjë një figurë të mirë, duke shpresuar te përmbysja e disavantazhit të ‘San Siros’.Jam i bindur se do të jetë gjithashtu në Botërorin e ardhshëm, me kusht që të vazhdojë në këtë rrugë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sot u nis drejt hages te henen vijon gjykimi i thacit dhe ish krereve te uck se 67df4a44b5b46
Story i mëparshëm

Sot u nis drejt Hagës, të hënën vijon gjykimi i Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

kaos ne paris i dyshuari ndiqet me kilometra nga autoritetet perplaset me nje shtylle dhe dy vetura te policise 67df5188217cd
Story i radhës

Kaos në Paris/ I dyshuari ndiqet me kilometra nga autoritetet, përplaset me një shtyllë dhe dy vetura të policisë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë