“Nëse Vuçiq vendos sanksione ndaj Rusisë, atëherë rusët do ta vrasin. Llogaria për vrasjen e Gjingjiç erdhi nga Moska. Pse do të vinte nga perëndimi kur ai ishte aleat për ata. Njerëzit që kanë ditur më shumë se unë janë të vdekur. Vuçiq nuk do barte kokën nëse i kundërvihet Rusisë”, tha Nenad Çanak kreu i social-demokratëve vojvodinas, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.
Lideri social-demokrat nga Vojvodina këtë e deklaroi në “Lajmet qendrore” në FACE TV, duke i quajtur krerët evropian si gomar për shkak të raportit të tyre ndaj Ballkanit perëndimor.
“Të gjitha vendet e Ballkanit së bashku kanë më pak banorë se Ukraina. Bazuar në këtë shihet sa janë gomar krerët e BE-së. Për shkka të Ukrianës dhe çizmës ruse e futën shpejtë edhe mirë Moldavinë. Nuk e shohin se lehtë mund të ndodhë lufta në BeH dhe Ballkan. Çka është problem të vendosenë njerëz dhe të krijojnë problem? Nesër mund të ndezin luftën. Putinit nuk i intereson nëse ne do vdesim këtu”, komentoi ai qëndrimin e Brukselit.
Lidhur me agresionin rus në Ukrianë, Çanak tha se rusët nuk përfitojnë “Ata djegin, pastaj vijnë”.
“Çka është atëherë e tyre, prushi dhe hiri? Dodik llogarit se do të ik në Sankt Peterburg dhe atje askush nuk do ta gjejë. Vuçiq për dallim nga ai mendon shumë. Por, nëse Vuçiq vendos sanksione, rustë do ta vrasin”, ka përsëritur Çanak..
Sipas tij, nëse i kundërvihet perëndimit, përsërit do ta vrasin sepse ai do ishte hap i imponuar dhe nuk do ishte mjaftueshëm njeri i tyre.
”Vuçiq duhet të ulet në dy karrige, sepse rusët e vrasin edhe nëse është me ta edhe kundër tyre. Rusia do bëhet koloni kineze. Rrjeti informativ rus është tepër i fuqishëm në Serbi. Vuçiqin nuk e kanë të sigurt, për ata Dodik dhe talibanët sulmojnë Vuçiqin. Rusia nuk ka më asgjë në Evropë përveç Serbisë dhe Srpskes. Qëllimi është likuidimi i Vuçiq, ai po zhargit formimin e Kuvendit duke pritur të ndodhë diçka. Moska nuk i beson Vuçiqit dhe nëse ai kthehet ka perëndimi, ata e likuidojnë. Dodik përpiqet që krahas ndihmës ruse të shkojë në Serbi. Dodik ka marr urdhër të sulmoj Vupiqin. Duhet të dihet në cilën anë është Serbia”, tha Çanak në FACE TV.
Çanak në komentet pas kësaj deklarate u gjend në thumb të fyerjeve, sharjeve edhe kërcënimeve nga shumë komentues, ku mbizotërojnë foto me derra, duke bulëzuar për pamjen dhe peshën e Çanak.