Camila Cabello dëshiron shtëpinë plot zhurmë e njerëz

min lexim

Këngëtarja e hitit të madh “Havana” është e prirë të “rilidhet” me trashëgiminë e saj latine duke përqafuar rastet e mëdha familjare me të cilat janë rritur prindërit dhe gjyshërit e saj.

Ajo në një intervistë për Vogue të Meksikës tha se shpreson t’u ofrojë fëmijëve të saj përvoja të ngjashme një ditë.

“Doja ta rikrijoja në këtë album, fjalë për fjalë me familjen time, sepse më rezonon në shumë nivele. Unë dua një shtëpi plot zhurmë dhe njerëz,”, tha këngëtarja 25-vjeçare.

Ajoi shton se “ndihet latine” kur është në SHBA, por shqetësohet se do të jetë “ai person” kur kthehet në Meksikë ose Kubë.

“Ndërsa po rritem, po e vendos historinë time të jetës në kontekst. Kam jetuar në Kubë dhe Meksikë deri në moshën shtatë vjeçare para se të transferohesha në Majami. Në moshën 15-vjeçare u transferova në Los Anxhelos dhe ky ishte momenti kur bëra kalimin e plotë në SHBA, pa e pasur kulturën latino-amerikane të familjes sime”, tha ajo.

Camila fitoi famë kur ajo mori pjesë në audicionin për “X Factor” dhe hyri në grupin e vajzave “Fifth Harmony”, dhe është e emocionuar që tani po përdor përvojat e saj për të qenë trajnere në “The Voice”.

“Kur isha 15-vjeçe e kuptova se ka potencial për të ndryshuar jetën. Nëse bëj një gabim është një shans për një person. Është gjithashtu shumë bukur sepse e di, tani që jam trajner, kam mësuar shumë gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Jam shumë e emocionuar kur shoh që njerëzit marrin këshillat dhe përmirësohen,” tha ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Klodiana Lala: Është lënë në sirtar për një kohë të gjatë, ka pasur përplasje të ashpër për këtë çështje

Story i radhës

Protestat e sponsorizuara*

Të fundit nga