Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

November 28, 2024
1 minut lexim

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë!

Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit.

Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së mërkurës gjatë ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it dhe pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, i cili sipas mediave spanjolle do ta mbajë jashtë fushës deri në tre javë.

Kur ishte lojtari më i mirë i Realit në fushë, Camavinga pësoi të njëjtin dëmtim si shoku i skuadrës Vinicius Junior, i cili gjithashtu mbetet jashtë për disa javë. Shpresa e Carlo Ancelotti është që t’i ketë të dy në dispozicion për finalen e Kupës së re Intercontinentale më 18 dhjetor.

Carvajal, Militao, Tchouameni, Rodrygo dhe Alaba janë jashtë fushës prej disa kohësh, por problemi i mungesave mund të përkeqësohet akoma.

Sipas mediave spanjolle, Kylian Mbappé, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz e përfunduan ndeshjen me disa siklet dhe nesër do t’i nënshtrohen vizitave mjekësore për të kuptuar se çfarë është.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Berisha me emigrantët në Greqi: Rama e thirri Belerin në Kryeministri, i kërkoi të kandidonte me PS, por ai i tha…

Story i radhës

​Rrjedhin detaje të planit për fundin e luftës në Ukrainë

Të fundit nga

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë