Loja battle-royale Call of Duty: Warzone së shpejti do të ketë një version mobil. Përmes një cicërime, publikuesi i lojës Activision tha se Warzone do të jetë titulli i dytë CoD i adaptuar për platformat mobile pas Call of Duty: Mobile në 2019-ën.
Fansat e lojërave mobile të Activision duhet të presin më shumë nga kompania. Një version mobile i Diablo Immortal është në fazë testimi dhe pritet të debutojë këtë vit.
Blerja e Activision Blizzard nga Microsoft që do të finalizohet në 2023 do ti japë gjigantit të Windows kontroll mbi biznesin masiv lojërave mobile.
Aktualisht lojtarët e Call of Duty në desktop po shijojnë Sezonin 2 të lojës lançuar muajin e kaluar. Ende data e debutimit të Call of Duty: Warzone për platformat mobile nuk është bërë publike. /PCWorld Albanian