Të dielën, më 29 shtator, do të zhvillohet derbi lokal mes Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Federata Mbretërore e Futbollit të Spanjës ka publikuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e javës së 8-të, ku gjyqtari Busquets Ferrer do të udhëheqë derbin madrilen.
Ky është sezoni i dytë që Ferrer drejton ndanë drejtësinë në La Liga.
Derisa nuk ka gjykuar asnjë ndeshje të Atleticos, ai ka qenë pjesë e fitores 5-0 të Realit ndaj Alavesit vitin e kaluar dhe ka menaxhuar barazimin 1-1 me Las Palmas këtë sezon.
Ndeshja mes Atletico Madridit dhe Real Madridit do të zhvillohet në stadiumin “Civitas Metropolitano” duke filluar nga ora 21:00.
Real Madrid aktualisht mban vendin e dytë në tabelë me 17 pikë pas shtatë ndeshjesh, katër pikë më pak se Barcelona.
Ndërkohë, Atletico është në vendin e katërt, me 12 pikë nga gjashtë ndeshje.
Burimi: botasot.info