Caktohet  gjyqtari kryesor për sfidën “El Clasico”

1 minut lexim

Derbi më i madh në botën e futbollit, Barcelona – Real Madridi, do të zhvillohet në fundjavë që po afron.

Ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që mbajnë pozitat parë dhe të dytë  në La Liga, me pikë të barabarta.

Një detyrë e vështirë i është caktuar gjyqtarit Sançez Martinez, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim. Arbitri spanjoll do të jetë i ndihmuar edhe nga teknologjia VAR, ndërsa në dhomën e “VAR”-it,  drejtues do të jetë Hernandez Hernandez.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Realit do të luhet të dielën, në orën 16:15.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arbenita krahason veten e saj me këtë ikonë të bukurisë

Story i radhës

​Shqipëria, masa për të forcuar mbrojtjen kibernetike

Të fundit nga