​Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve

May 11, 2022
1 minut lexim

Uefa ka përcaktuar gjyqtarët e katër ndeshjeve finale të garave evropiane që do të zhvillohen duke përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve për meshkuj, atë për femra, pastaj finalen e Ligës së Evropës dhe të Ligës së Konferencës.

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka caktuar Clément Turpin për të arbitruar finalen e UEFA Champions League 2022 ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila zhvillohet në “Stade de France” në Saint-Denis, të shtunën më 28 maj në orën 21:00.

Turpin do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, ndërsa një tjetër francez, Benoît Bastien, do të jetë gjyqtari i katërt. Në VAR-it i është caktuar Jérôme Brisard i cili do të ndihmohet nga Ëilly Delajod dhe dy italianët, Massimiliano Irrati dhe Filippo Meli.

Lina Lehtovaara do ta drejtojë finalen e Ligës së Kmapionëve për femra që zhvillohet më 21 maj dhe ku ballafaqohen Barcelona me Lyonin

Finalen e Ligës së Evropës do ta arbitroj Slavko Vinčić. Aty ballafaqohen Frankfurti me Rangers.

Finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feynoordit që zhvillohet në Tiranë më 25 maj do ta drejtojë gjyqtari Istvan Kovacs.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U shtrua shpesh në spital muajin e fundit, këngëtarja tregon nga çfarë vuan

Story i radhës

Kuka vlerëson vizionin e Abazoviqit për projektet e përbashkëta që Mali i Zi pritet t’i bëjë Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë