Caktohet data, ja kur do të mbahet seanca përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

May 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, ka theksuar rëndësinë e miratimit të një Ligji të veçantë për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij do të rrisë transparencën dhe besimin e qytetarëve në këtë institucion.

Në një intervistë për emisionin “Trilling”, Kostadinovski tha se për të miratuar një ligj të tillë fillimisht duhet të ndryshohet Kushtetuta ose të miratohet një ligj kushtetues me shumicë prej dy të tretash në Kuvend. Ai shtoi se ky ligj do të mundësonte përcaktimin e qartë të kritereve për gjyqtarët kushtetues dhe metodologjinë e përzgjedhjes së tyre.

“Jam për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave të Gjykatës Kushtetuese. Qytetarët duhet të shohin kush janë gjyqtarët që marrin vendime në emër të tyre,” u shpreh Kostadinovski.

Lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ai njoftoi se seanca përgatitore do të mbahet më 19 qershor. Kostadinovski theksoi se vendimet e gjykatës nuk duhet të shihen si sulm ndaj të drejtave të askujt dhe kritikoi interpretimet që i japin vendimeve ngjyrime etnike ose politike.

“Pas seancës së 19 qershorit do të duhen deri në dy muaj për përgatitjen e një raporti të ri gjithëpërfshirës. Vlerësoj se vendimi përfundimtar do të merret pas zgjedhjeve,” tha ai.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Keisi “tradhton” Limin, ja kush mendon se do ta fitojë Ferma VIP

Story i radhës

Rutte zbulon formulën e re për shpenzimet e mbrojtjes: 5% fonde sipas propozimit të Trump

Të fundit nga

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut

Çifti Bajrami e Maliqi në çerekfinale të turneut ndërkombëtar të beach volley – përballet me nënkampionët e eventit. Dyshja nga Kosova, Erion Bajrami/Ermal Maliqi, e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, është afër
sqmken
ShkoLartë