Më 19 nëntor do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Seanca ndaj Metës në Apel për masën e sigurisë më 19.11.2024 ora 10:00”, thuhet në njoftim.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK-ut më 21 tetor pranë Casa Italia-s në kryeqytet.
Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.
Burimi: botasot.info