cakolli nese srespektohet 30 diteshi kuvendi me ska legjitimitet presidentja mund te procedoje me zgjedhje te reja 68826fdff02c5

Cakolli: Nëse s’respektohet 30 ditëshi, Kuvendi më s’ka legjitimitet, Presidentja mund të procedojë me zgjedhje të reja

July 24, 2025
1 minut lexim

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka folur për bllokadën politike në Kuvendin e Kosovës dhe afrimin e fundit të afatit 30 ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese

Cakolli thotë se nëse s’do të ketë një zgjidhje as brenda dy ditëve të ardhshme, premtes dhe së shtunës, atëherë e vetmja gjë e qartë është se Kuvendi s’ka më legjitimitet të mblidhet.

“E vetmja gjë e qartë është që pas të shtunës, Kuvendi s’ka legjitimitet për t’u mbledhur më”, ka thënë Cakolli.

 Ai shprehet se rrugëdalja është që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të fillojë konsultimet me partitë për caktimin e zgjedhjeve, duke sqaruar se këtë ia mundësojnë tri dispozita.

“Rrugëdalja, është që presidentja menjëherë të filloj konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, dhe këtë mund ta bëjë këtë bazuar në tri dispozita”, ka thënë Cakolli.

Ai ka thënë se gjasat janë të mëdha që Gjykata të mos kthejë përgjigje për punën e masës së përkohshme dhe të kthejë përgjigje për pyetjet e tjera që janë parashtruar nga dy partitë dhe presidentja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mosquera behet afrimi i peste i veres per topcinjte 68826fdcf3d2a
Lajmi i mëparshëm

Mosquera bëhet afrimi i pestë i verës për “Topçinjtë”

kur vjen video loja resident evil 9 688270917d565
Lajmi i radhës

Kur vjen video-loja Resident Evil 9?

Të fundit nga

ShkoLartë