kur vjen video loja resident evil 9 688270917d565

Kur vjen video-loja Resident Evil 9?

July 24, 2025
1 minut lexim

Video-loja më e re Resident Evil ishte njoftuar se do të dalë në shitje shumë shpejt gjersa sot dihet edhe data.

Resident Evil 9: Requiem do të jetë një video-lojë e zhanrit horror dhe del më 27 shkurt 2026 për kompjuterët personal, PlayStation 5 dhe Xbox Series X dhe S.

Personazhi kryesor i video-lojës do të jetë analistja e FBI-së Grace Ashcroft, e cila heton një seri vdekjesh misterioze dhe duhet të kthehet saktësisht në vendin ku është vrarë nëna e saj.

Në njoftimin zyrtar është konfirmuar gjithashtu se Raccoon City është shkatërruar, duke përfshirë edhe ndërtesën e stacionit të policisë, dhe do të mësojmë se si do të lidhen historitë dhe nëse në video-lojën e re do të shfaqen personazhe që tashmë i njohim mirë. Edhe pse çmimi nuk është konfirmuar ende, pritet të jetë rreth 40 euro si shumica e lojërave të reja në seri.

Resident Evil është një seri kult i video-lojërave horror nga botuesi japonez Capcom, që u shfaq për herë të parë në 1996 dhe ndihmoi në formësimin e të gjithë zhanrit.

Lojtarët mbijetojnë në ambiente të tensionuara, shpesh klaustrofobike, duke luftuar kundër zombive dhe kërcënimeve të ndryshme biologjike të lidhura me korporatën e korruptuar Umbrella.

Seria kombinon horror, aksion dhe enigma, dhe njihet për atmosferën, personazhet legjendarë si Leon S. Kennedy, Chris Redfield dhe Jill Valentine, si dhe për armiqtë e paharrueshëm si Nemesis dhe Albert Wesker.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cakolli nese srespektohet 30 diteshi kuvendi me ska legjitimitet presidentja mund te procedoje me zgjedhje te reja 68826fdff02c5
Lajmi i mëparshëm

Cakolli: Nëse s’respektohet 30 ditëshi, Kuvendi më s’ka legjitimitet, Presidentja mund të procedojë me zgjedhje të reja

mediat nderkombetare i bejne thirrje izraelit te lejoje qasjen ne gaze 688271086901a
Lajmi i radhës

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë qasjen në Gazë

Të fundit nga

ShkoLartë