mosquera behet afrimi i peste i veres per topcinjte 68826fdcf3d2a

Mosquera bëhet afrimi i pestë i verës për “Topçinjtë”

July 24, 2025
1 minut lexim

Arsenali ka zyrtarizuar të enjten transferimin e qendërmbrojtësit të talentuar Cristhian Mosquera nga Valencia, për një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh.

21-vjeçari spanjoll ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Topçinjtë”, me opsion për vazhdim edhe për një vit tjetër.

Vlera e transferimit mund të shkojë deri në 20 milionë euro, varësisht nga paraqitjet e Mosqueras në sezonet në vijim.

Ai do t’i bashkohet menjëherë pjesës tjetër të skuadrës në Singapor, ku Arsenali po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Mosquera vjen pas 90 paraqitjeve me Valencian në La Liga dhe Kupën e Mbretit, ku ka shënuar një gol.

Cristhian Mosquera është bërë përforcimi i pestë i Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar veror, pas transferimeve të mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi, sulmuesit anglez Noni Madueke, mesfushorit danez Christian Norgaard dhe portierit spanjoll Kepa Arrizabalaga. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyri per tu lare ne lagunen e patokut gjendet pas disa oresh kerkime trupi i pajete i 16 vjecarit 68826f652bd83
Lajmi i mëparshëm

Hyri për t’u larë në Lagunën e Patokut, gjendet pas disa orësh kërkime trupi i pajetë i 16-vjeçarit

cakolli nese srespektohet 30 diteshi kuvendi me ska legjitimitet presidentja mund te procedoje me zgjedhje te reja 68826fdff02c5
Lajmi i radhës

Cakolli: Nëse s’respektohet 30 ditëshi, Kuvendi më s’ka legjitimitet, Presidentja mund të procedojë me zgjedhje të reja

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë