Çairi shkëlqen dhe kualifikohet, Istogu pa koncept të lojës

min lexim

Skuadra shqiptare Çairi nga Maqedonia e Veriut, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Vashat e Çairit u treguan më të mira nga minuta e parë e deri në fund, duke i dhënë leksion me rezultat 33:26 (16:12) kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës.

Kryetrajnerit të Çairit, Basri Latifit, i ka mjaftuar ndeshje e parë për t’i pa dobësitë e Istogut dhe në ndeshjen e dytë nuk e fali, duke demoluar midis Istogut.

Çairi me meritë kualifikohet, ndërsa Istogu nuk ka treguar asgjë, lojë pa koncept  dhe aq me tepër që ka përforcime lojtare si nga Mali i Zi, Tunizia e Brazilit.

Edhe një herë u dëshmua se përforcimet nuk sollën asgjë të re dhe nuk janë të nivelit që mund të arrijnë rezultate ndërkombëtare. 

Pjesa e parë në dominim të Çairit, e cila edhe kur pati katër minuta një lojtare jashtë e ndëshkoi Istogun që luajti pa koncept dhe është për çdo kritikë.  

Pjesa e parë u përmbyllë me 16:12 në favor të Çairit. NË pjesën e dytë vashat e Çairit shtuan epërsinë në tetë gola 30:22 në minutën e 53-të.

Çairi ngadhënjeu me rezultat 33:26 duke përmbysur humbjen e djeshme me 34:33 nga Istogu. 
Nikollovska me 8 gola është më efikasja të Çairi dhe Luna me 8 gola, Rocha me 7 e Dinarica me 7 në radhët e Istogut.

Çairi – Istogu 33:26
Palestra e sportit në Istog.
Shikues: 1.000.
Çairi: Kojoviq, Gulicoska 5, Xhamkiq 6, Gjorgjievska 5, Nikollovska 8, Rrahmani 4, Mikhelidze 4, Damchesk, Ramadani, Ramuko, Miftari, Rexhep, Chkhaidze, Filiposka, Aleksoska dhe Sali.
Istogu: Kelmendi, Luna 8, Dinarica 7, Pieres da Rocha 7, Limem 1, Milaniq, Hetemi 1, Shatri, Milatoviq 1, A. Rugova, Brahimaj, D. Rugova. Ferataj. Berisha, Ahmetxhekaj dhe Bytyqi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sivjet asnjë rast i braktisjes së fëmijëve, SOS fshati po punon në parandalim

Story i radhës

Bëni kujdes, arsyet pse qumështin nuk duhet ta përzjejmë me fruta

Të fundit nga