Çairi përkujton gjenocidin e Srebrenicës/ Homazhe përkujtimore në memorialin e Çairit

min lexim

Duke përujtuar gjenocidin në Srebrenicë gjatë ditës së sotme u bënë homazhe në memorialin e Çairit në shenjë respekti dhe jetët e humbura.

Në 11 korrik të vitit 1995, Srebrenica u bë dëshmi e një tragjedie të padiskutueshme, ku mbi 8,300 burra dhe djem bosnjakë u vranë brutalisht nga forcat serbe. Kjo shifër drithëron shpirtin dhe kujtesën tonë, duke u shënuar si gjenocidi më i tmerrshëm në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, tha kryetari I komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjat një homazhi përkujtimore sot në parkun e Çairit.

“Tani më. 29 vite bashk më popullin bosnjak kemi një plagë që do të kulloj gjithëmonë dhe dhimbje e cila asnjëherë nuk do të gjej shërim. Sot jemi mbledhur pikërisht pran memorialit të përkushtuar për viktimat e Srebrenicës , këtu në Çairin tonë. Mëmoriali që është I vetmi I llojit të këtill jashtë jashtë teritorit të bosnjës dhe I dedikohet qëndresës epike të popullit boshnjak në përpjekje shekullore për egzistencë”, tha Ganiu.

Në këtë përkujtimore ishin pregaditur edhe disa vizatime të dedikuara për personat që humbën jetën në Srebrenicë. Gjithashtu, sot, Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve në Shkup do të organizojë përkujtimorin tradicional “Marshi për Srebrenicën”, në shenjë respekti dhe kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë që nga viti 1995.

Story i mëparshëm

Përkujtimi i gjenocidit, të cilin një ministër e mohon! Smailoviq: Gjithkush që e mohon, duhet të përgjigjet para gjykatës

Story i radhës

Nuk miratohen afatet për zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Duhet të presim

Të fundit nga