Çairi me lehtësi e mposhti FMP-në

Skuadra e Çairit ka shënuan fitoren e katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në basketboll. 

Ata festuan ndaj FMP Academy duke i mposhtur me rezultat 107:74. 

Ashtu siç pritej, mysafirët justifikuan rolin e favoritit.

Dominimi i Çairit filloi që në minutën e parë dhe në minutën e katërt mysafirët arritën epërsinë e parë dyshifrore (2:14) me anë të Krstajiqit. 

Në fund të çerekut, Çairi po avanconte me 10:32, duke vendosur praktikisht çështjen e fituesit me vetëm dhjetë minuta lojë. 

Pjesa tjetër e ndeshjes kaloi në ruajtjen e avantazhit dhe sfida ka me rezultat bindës 74:107.

Basketbollisti Corbert shënoi 24 pikë, Krstajqç 22 pikë, por do të mbahet mend performanca e Mustaficas, i cili realizoi 14 pikë, 12 kërcime dhe ka pas 10 asistime.

Individi më i mirë në kampin e FMP-së ishte Luka Petrovski me 21 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Do të kontrollohen qindra objekte që ngrohen me naftë dhe mazut

Story i radhës

Në një dekadë numri i studentëve gati u përgjysmua, ekspertët: S’është koha për panik

Të fundit nga