cairi dhe ferizaji me projekt te perbashket panele fotovoltaike ne 6 shkolla dhe 2 cerdhe 61f030e2f1b4e

Çairi dhe Ferizaji me projekt të përbashkët, panele fotovoltaike në 6 shkolla dhe 2 çerdhe

January 25, 2022
1 minut lexim

Çairi dhe Ferizaji sot hapën një kapitull të ri historik të bashkëpunimit.  Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim Aliun shënuan fillimin e implementimit të projektit EkoKid, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, IPA fondet e Bashkimit Evropian.

Kështu Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar për të implementuar strategjitë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Projekti përfshin vendosjen e paneleve fotovoltaike si dhe zëvendësimin e poçeve të vjetra me poçe efeciente në 3 shkolla fillore komunale të Çairit dhe një kopsht për fëmijë: “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe Çerdhja “Borëbardha”.

Me këto panele solare shkurtohen harxhimet, sepse në nivel vjetor pritet të prodhohen afërsisht 160.000 kWh energji elekrike.

“Implementimi i këtij projekti gjithsesi se do të kontribuojë në promovimin e marrëdhënieve të mira ndërkufitare, integrim në BE  si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në të dyja komunat”, ka delaruar pas takimit Ganiu.

Ndërkohë edhe në Ferizaj panele fotovoltaike do të vendosen në 3 shkolla dhe 1 çerdhe.  Njëra nga këto shkolla është “Gjon Serreçi” të cilën e vizitoi kryetari i Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Ferizajit, Agim Aliun dhe ku hasën në një mikpritje tejet të ngrohtë. 

Image

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

reagime ne tirane per raportin vjetor te organizates transparency international mbi perceptimin e korrupsionit 61f030db5cd17
Story i mëparshëm

Reagime në Tiranë për Raportin Vjetor të Organizatës Transparency International mbi Perceptimin e Korrupsionit

d183d182d180d0b5 d19cd0b5 d181d0b5 d0bfd0b0d0bbd0b0d182 d181d0b2d0b5d19cd0b8 d0b8 d19cd0b5 d181d0b5 d0bfd0bed0bbd0bed0b6d183d0b2d0b0 61f031ef155dd
Story i radhës

Утре ќе се палат свеќи и ќе се положува цвеќе за Аки на плоштадот Македонија

Të fundit nga

ShkoLartë