“Çair 2030”, të dielën ndaj Kumanovës nis aventurën në Superligë

1 minut lexim

Sot do të zhvillohen 3 duele të javës së parë të basketbollit vendor, ndërsa dy të tjerë janë planifkuar të zhvillohen gjatë ditës së diel.

Gostivari do të testojë Pelisterin, ndërsa FMP Akademia do të takohet me Kozhuvin, ndërsa sfida e fundit e ditës së shtunë është në Strumicë, ku skuadra vendase me emrin e njëjtë, do të përballet me Euro Nkel.

Të dielën, në orën 14.00, skuadra e “Çair 2030” do të debutojë në Superligë dhe në transfertë, takohet me skuadrën e Kumanovës. Në takimin tjetër të ditës së diel, Rabotniçki takohet me Feniks 2010. Ditë më parë, kampioni aktual MZT Skopje mundi skuadrën e “ TFT”-së, me rezultat 74-60.

Liga e Parë – Java e Parë

TFT 60-74 MZT Skopje

Gostivari – Pelisteri

FMP Akademia – Kozhuvi

Strumica – Euro Nikel

Kumanova – Çair 2030

Rabotniçki – Feniks 2010

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kujdesi në shtëpi për të moshuarit”, programi i Kryqit të Kuq i cili ndihmon të moshuarit të cilët jetojnë vetëm

Story i radhës

Goditi me sende të forta 57-vjeçarin, procedohet burri nga Mallakastra

Të fundit nga