Caicedo në “Stamford Bridge? De Zerbi “tallet” me Chelsea

July 22, 2023
1 minut lexim

Chelsea nuk ka hequr dorë nga Moises Caicedo, “ylli” i mesfushës së Brighton, që ka refuzuar 70 milionë euro. Por, drejtuesit e “Bluve të Londrës”, do të paraqesin një tjetër ofertë, që shkon deri në 90 milionë euro përfshirë bonuset.

21-vjeçari ekuadorin, kërkohet me insistim nga trajneri Mauricio Pochettino.

Ndërkohë që Roberto De Zerbi, tekniku i Brighton, ka folur rreth mundësisë së shitjes së Caicedos.

Duke mos e kursyer një “thumbim” për londinezët.

“Caicedo qëndron me ne derisa pronari im të ndryshojë mendje. Nuk ia kam idenë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Por, nëse Caicedo largohet do të na duhet të gjejmë zëvendësuesin e tij.

Natyrisht që duhet ta zëvendësojmë me një futbollist të madh, sepse ne luajmë në Europa League sivjet. Ndryshe nga Chelsea”, u shpreh trajneri italian.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shpërthen tubacioni i ujit të nxehtë në një qendër tregtare në Moskë, 4 të vdekur dhe disa të plagosur

Story i radhës

Butrint Imeri blen veturë luksoze të tipit ‘Rolls-Royce Cullinan’

Të fundit nga

ShkoLartë