“Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus”/ Rama: Nuk është vetëm PD-ja! Mendoj se dhe PL-ja është në thesin e rublave

November 8, 2022
min lexim

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe Partinë e Lirisë se ka marrë financime ruse, njësoj si Partia Demokratike. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një takimi në Kamëz ku u prezantuan punët e kësaj bashkie, se shumë shpejt do të shohim që jo vetëm PD-ja ka qenë e përfshirë me financimet ruse.

Sipas Ramës, greva e zhvilluar disa vite më parë në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë, ka qenë pjesë e skenarit të financimit rus.

Kryeministri shtoi se mendon që edhe Partia e Lirisë është në thesin e rublave.

Edi Rama: Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye të kësaj përpjekje, pikërisht atyre që e kanë nisur dhe po e çojnë përpara këtë luiftë, agresorëve në Kremlin. S’ka asnjë shpjegim. Ne mund të debatojmë për shumë gjëra, mund të diskutojmë cila është mënyra më e mirë për të përballuar efektin e kësaj lufte, por nuk mund të diskutojmë ka apo jo luftë. Nuk diskutojmë dot nëse është e vërtetë goditja e çmimit të energjisë. Këto janë fiks siç i thotë Putini, “nuk ka luftë thotë, është një operacion ushtarak”.

Është një përpjekje për të nxiotur tension, për të fryrë zjarrin dhe sherrin, për të ërë rrëmujë dhe pas kësaj të dalë ku të dalë. Tani, si po zhvillohet kjo luftë. Cila është përpjekja që po bën Putini. Kriza e energjisë nisi përpara luftës. Filloi shkurtimi i sasisë së gazit rus në Europë. Filloi të rritej çmimi.

Ishte e qartë, energjia dhe inflacioni kthehen në dy armë që shkojnë në çdo shtëpi. Fatura e energjisë futet poshtë derës ndërsa inflacioni është tek dera e çdo dyqani dhe në momentin që do paguash, të kap dorën dhe të thotë prit se kam dhe unë pjesën time këtu. Ne nuk kemi nevojë që të fantazojmë apo të bëjmë analiza të bazuar në imagjinata, sepse ne kemi provën që PD është paguar gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë tonë. Çadra e famshme dhe e gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë Shquipërinë më demokratike?

Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë strategjik? Komplet të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë stretegjik. Unë besoj që shumë shpejt nuk do shohim që është vetëm PD-ja. Mendoj që ata bashkë edhe me atë Partinë e Lekut, janë në thesin e rublave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptari nuk kursehet pas fitores kundër Realit

Story i radhës

I mbështillni ushqimet me letër alumini? Arsyeja pse nuk duhet ta bëni më këtë veprim

Të fundit nga

ShkoLartë