C0vid-19/ MSH: Regjistrohen 33 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë

April 16, 2022
min lexim

Në Shqipëri ditēn e sotme janē regjistruar 33 raste të reja me Covid-19 dhe 1 viktimë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 666 testime, 33 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 42 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.
Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.
Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Prill 2022)

Raste të reja ditore          33
Të shëruar në 24 orë       42
Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      1
Testime ditore                 666

Testime totale               1,791,981
Raste pozitive                  274,462
Raste të shëruara            270,608
Raste Aktive                         358
Humbje jete                        3,496

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tirana vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit, Kukësi mposhtet nga Kastrioti

Story i radhës

Osmani dhe Murtezani takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë