Komunat duhet të rrisin të ardhurat e tyre dhe të forcojnë kapacitetet njerëzore, vlerson Zvkryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij periudha e ardhshme është jashtëzakonisht domethënëse për realizimin e përgatitjeve më të gjera për integrimin e komunave tona në hapësirën administrative të Bashkimit Evropian. Ai beson se vetëm qasja sistematike sjell zgjidhje të qëndrueshme.
“Jemi të përkushtuar për këtë proces si një nga proceset e rëndësishme reformuese që nevojiten për zhvillim të përshpejtuar por edhe zhvillim të balancuar dhe të drejtë që do të plotësojë nevojat e qytetarëve. Janë duke u zhvilluar disa procese të mëdha që janë të rëndësishme të ndodhin paralelisht. Këtë vit, në korrik, filluam negociatat me BE-në. Presim që negociatat të kontribuojnë në harmonizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale me kriteret dhe standardet e Bashkimit Evropian.”, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministr për çështjet ekonomike.