Bytyqi: Qeverisja aktuale me format apokaliptik, të tregojë alternativat e BE-së!

min lexim

 

LSDM E ANGAZHUAR PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJEVE NDËRETNIKE

Situate aktuale në vend, me qeverisjen e tanishme, mund të përshkruhet si apokaliptike, thotë Deputeti i LSDM-së dhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese ishin parakusht për fillimin e negociatavë, e që nuk u morën parasysh nga pushteti aktual.

Ndryshimet kushtetuese janë parakusht për fillimin e negociatave, por fatkeqësisht hapen tema të cilat përveq ndryshimeve kushtetuese do të duhet të jepen përgjigje që janë tema të mënyrës se si jetohet Brenda vendit, mardhenjëve ndëretnike, cilësisë së jetës dhe zhvillimin e ekonomisë. Prandaj, po e them do të jetë mjaft sfiduese, mos të themë terme të cilët pozita e tanishme dikur si opozit thonin, përiudha apokaliptike, atë mendoj se vet ato do ta sjellin, si duket ata scenarin e kanë të tillë” – tha Fatmir Bytyqi, LSDM.

I pyetur nëse “propozimit francez”, ka ndodhur pa konsultimin e opozitës dhe pa pëlqimin e qytetarëve, Bytyqi tha se 75% e qytetarëve të anketuar e kishin mbështetur propozimin dhe rrugën evropiane të vendit.

75% e qytetarëve e pranojnë propozimin francez dhe rrugën evropiane. Në të gjitha sondazhet, 75% e qytetarëve thonë se janë pro anëtarësimit në BE. Politikanët janë këtu për të marrë vendime të guximshme për të përmbushur pritjet e tyre. Sipas sondazheve dhe sipas zgjedhjeve, edhe pushteti aktual ashtu edhe partia aktuale VMRO-DPMNE nuk kanë marrë më shumë se 23% të votave në këto zgjedhje. Kjo do të thotë se legjitimiteti i zgjedhjeve nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju të merrni vendime të mira apo të vështira.

Bytyqi u është përgjigjur akuzave se LSDM-ja është shndërruar nga një forcë demokratike në një parti nacionaliste, duke potencuar se partia është e gatshme të diskutojë për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme, veçanërisht ato që lidhen me konfliktin e vitit 2001.

 LSDM-ja është e gatshme të zgjidh të gjitha problemt që një herë e përgjithmonë të mbyllen temat që trazojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhjen e problemit të gjithve të cilët kanë qenë të përfshirë në konfliktin e vitit 2001, sepse rrugë tjetër nuk ka. Temat e vështira dhe vendimet e vështira gjithmonë i ka marrë LSDM-ja. Ikja nga temat e ndryshme nuk sjell të ardhme të mirë” – tha Bytyqi.

Bytyqi nënvizoi se LSDM ka marrë vendime të vështira për të mbyllur temat që trazojnë stabilitetin e vendit dhe se shmangia e këtyre temave nuk sjell një të ardhme të mire për vendin. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Dënimi i Salianjit, deputeti i PS-së flet ‘pa dorashka’: I lumtur është Berisha, do të shkaktojë kaos dhe trazira

Story i radhës

​Pak siguri në Prishtinë, për tetë muaj afër 4 mijë vepra penale

Të fundit nga