Bytyqi nuk do që ta komentojë deklaratën e Zeqirit: Ndryshe u tha në gjuhën shqipe, ndryshe në gjuhën maqedonase

“Nuk do të doja ta komentoj deklaratën e tij, për shkak se u dha në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Në gjuhën shqipe nuk tha ashtu, por tha propozim”, tha Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër për Çështje Ekonomike.

Në këtë mënyrë Bytyqi iu përgjigj gazetarëve që insistuan që të marrin koment për deklaratën e ish sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqirit, i cili të premten u dënua në 2.5 vjet burg për keqpërdorim të funksionit. Por çka deklaroi Zeqiri saktë pasi që e dëgjoi vendim gjyqësorë. Së pari në gjuhën maqedonase.

“Gjithsesi se përmes ekipit të avokatëve do ta ankimojmë vendimin për shkak se në gjithë procesin, askund dhe në asnjë moment nuk u dëshmua paramendimi im për arritjen e marrëveshjeve, unë thjeshtë kam zbatuar paramendimet e të tjerëve, përkatësisht të Qeverisë që u propozuan nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi”, tha Muhamed Zeqiri, ish sekretar gjeneral i Qeverisë.

Bytyqi megjithatë thotë se asnjëherë në asnjë përfundim ose obligim që sjell qeveria, nuk tregohet procesi ose mënyra e zbatimit.

“Asnjëherë në asnjë përfundim nuk hyhet në modalitetin e zbatimit të përfundimit. Shërbimet profesionale e dinë se si duhet të zbatohet në përputhje me rregullat ligjore në vendin tonë. Qeveria punon sipas Rregullores për punë të Qeverisë dhe sipas Ligjit për qeveri”, theksoi Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër për Çështje Ekonomike.

Përndryshe, ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është dënuar me 2.5 vjet heqje lirie për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Ai duhet të kompensojë paratë që shteti i ka paguar për shkak të marrëveshjeve të tija të nënshkruara në katër sy. Nuk do t’i konfiskohet prona e patundshme në Çair, e as paratë e gjetur në arkën e bashkëshortes së Zeqirit. Muhamed Zeqiri akuzohet se në periudhën prej prillit të vitit 2021 deri në janar të vitit 2022 në rolin e sekretarit gjeneral të Qeverisë, pa furnizim publik ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsalting në vlerë të përgjithshme prej gati 1 milion eurove, përkatësisht janë paguar 147 mijë euro më shumë nga ajo që është dakorduar paraprakisht  795 mijë euro. Në dënimin me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Duka optimist: Ne kualifikohemi

Story i radhës

“Vajza 20-vjeçare vritet nga babai shqiptar”/ Preç Zogaj flet për librin “Nata”: Jam frymëzuar nga ngjarjet reale të shoqërisë shqiptare

Të fundit nga