Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në Koçan e ka vizituar kompaninë “Ruen”, të cilën Qeveria financiarisht e ka përkrahur me marrëveshje për përkrahje financiare të investimeve.
Siç kumtoi pres shërbimi i Qeverisë, Bytyqi tha se kompanisë “Ruen”, e cila mori guximin të hyjë në projekt të ri investues prej gati 110 milionë denarë për prodhimin e pjesëve dhe pajisjes shtesë për automjete motorike, përmes Ligjit për përkrahje financiare për periudhën 2017-2021, Qeveria i ka paguar mbi 43 milionë denarë përkrahje financiare.
“Kjo përkrahje është e rëndësishme për zhvillimin e kompanive tona, e me këtë edhe ekonomisë së përgjithshme, pasi kompanive u ndihmon të nxiten në inovacione, rritje të qëndrueshme, zvogëlim të harxhimeve dhe rritje të plotë të konkurrencës së tyre, e cila u mundëson të adaptohen në ndryshimet e tregut dhe të ofrojnë vlera për klientët”, deklaroi Bytyqi.
Ai potencoi se me 180 të punësuarit e saj, kompania “Ruen” sot konsiderohet për prodhues udhëheqës evropian të tufave, që e shtrin rrjetin e saj shitës në pesë kontinente dhe në më shumë se 50 vende.
Ai informoi se me ndihmën financiare të kompanive, Qeveria stimulon zhvillim të barabartë, me ç’rast vetëm në Rajonin Planor Lindor, në vitin 2022 janë përkrahur 57 kompani, të cilave u është paguar përkrahje financiare prej mbi 205 milionë denarë.