Bytyqi në kompaninë Ruen: Mbështesim financiarisht kompanitë përmes inovacionit dhe zhvillimit teknologjik për të rritur konkurrueshmërinë e tyre

July 22, 2023
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, vizitoi kompaninë Ruen në Koçan, të cilën Qeveria e ka mbështetur financiarisht me marrëveshjen për mbështetje financiare të investimeve.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se Ruen, e cila guxoi të hyjë në një projekt të ri investues prej gati 110 milionë denarë për prodhimin e pjesëve dhe aksesorëve shtesë për automjete, përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve për periudhën 2017-2021, Qeveria ka paguar mbi 43 milionë denarë mbështetje financiare.

“Kjo mbështetje është e rëndësishme për zhvillimin e kompanive tona dhe rrjedhimisht për ekonominë e përgjithshme, sepse i ndihmon kompanitë të nxisin inovacionin, rritjen e qëndrueshme, reduktimin e kostove dhe një rritje të përgjithshme të konkurrueshmërisë së tyre që u mundëson atyre të përshtaten me ndryshimet në treg dhe të ofrojnë vlerë për klientët”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi vuri në dukje se kompania Ruen me mbi 180 të punësuar sot konsiderohet si prodhuesi kryesor evropian i lidhjeve, e cila zgjeron rrjetin e saj të shitjeve në 5 kontinente dhe në më shumë se 50 vende.

“Kur një investim sjell me vete risi, procese të digjitalizuara dhe kërkime, atëherë krijon mundësi për fuqinë punëtore vendore për të përvetësuar aftësi dhe njohuri të reja, duke e bërë atë për afat të gjatë konkurrues në korniza më të gjera rajonale dhe globale”, tha Bytyqi.

Zëvendëskryeministri Bytyqi informoi se me ndihmën financiare për kompanitë, Qeveria stimulon zhvillim të balancuar, ndërsa vetëm në Rajonin Planor Lindor, në vitin 2022 kemi mbështetur 57 kompani të cilave iu është paguar mbështetje financiare prej mbi 205 milionë denarë.

Menaxheri i kompanisë, Gligor Cvetanov, falënderoi Qeverinë për mbështetjen e dhënë përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve, veçanërisht në sektorin e hulumtimit dhe zhvillimit, përmes të cilit Ruen prodhon pjesë për gjeneratat e reja të kamionëve Euro 5 dhe Euro 6.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Koreja e Veriut lëshon disa raketa lundrimi në Detin e Verdhë

Story i radhës

Ja sa para mbledhin bashkitë nga taksa e pasurisë, 31 njësi vendore me performancë negative

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во
ShkoLartë