Bytyqi i ashpër ndaj kompanive: Nuk është etike, çmimi i ushqimit në bursë në BE është rritur për 11%, te ne 46%

min lexim

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se ka kërkuar nga Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës që të vlerësojë nëse sektorët janë marrë vesh mes vete për ngritje të çmimeve, shkruan TV21. Bytyqi thotë se kjo është joetike dhe se Qeveria do të ndërmerr masa, pasi në bursat botërore ka shumë më pak rritje të çmimeve në produktet ushqimore sesa te ne.

Në lidhje me: “Po fitojnë në kurriz të qytetarëve”/Kovaçevski paralajmëron masa rigoroze ndaj shitësve me pakicë pas rritjes së çmimeve

“Nëse e shihni rritjen e çmimeve për shkak të inflacionit në bursat botërore, ato janë 1/4 më të vogla se në Maqedoni, diçka po ndodh, kjo nuk mund të jetë…vendi jonë të jetë unikat, ishull i izoluar, kur është pjesë e gjithë Europës. Merreni çmimet e bursës në BE, sipas të dhënave të FAO, do të shihni indeksin e ndryshimit të çmimit në kohë të caktuar, ju them është 1/4 më pak se është këtu. Nëse ushqimi është rritur për 11 për qind në BE, në çmimet e bursës, këtu është rritur për 46 për qind, na falni por kjo nuk është etike”, tha mes tjerash Bytyqi./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Kështu duket tuneli që të çon në depon e Gjykatës së Lartë, Abazoviq inspekton vendin

Story i radhës

Pritet vetëm vendimi zyrtar, Polonia do të shkarkojë Fernando Santos

Të fundit nga