Bytyqi fajëson Kurtin që nuk po i bën presion BE-së për sanksionimin e Serbisë

Sot, janë bërë një muaj nga sulmi terrorist në Bajnskë të Zvecanit.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur edhe për atë se a duhet të sanksionohet Serbia pas sulmit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

Ajo fajëson Kurtin që nuk po i bënë presion BE-së për sanksionim të Serbisë.

Përveç deklaratave, ndoshta kryeministri Kurti nuk po merr hapa të sigurt që t’i bëjë në një farë forme edhe presion BE-së, që ata të sanksionojnë Serbinë”, u shpreh ai.

Ajo thotë që për çdo gjë, Qeveria duhet të bashkëpunojë me SHBA-të.

“Ne shpresojmë shumë që Serbia të marr sanksione nga BE-ja, mirëpo ajo çka është me rëndësi është qe ne e kemi rol kyç dialogun që  ne të pavarësohemi dikur dhe çka është më e rëndësishme ne si shtet duhet të bashkëpunojmë me SHBA-të, dhe gjithashtu ne shohim që ne nuk kemi asnjë informacion nga kryeministri Kurti se çka ka ndodh, çka po vendos, apo a ka marrë ndonjë vendim”, u shpreh ajo.

Story i mëparshëm

“Merri ose lëri”, REL: Kërkesat dhe propozimet e Perëndimit, të prera për Kosovën dhe Serbinë

Story i radhës

Problemet në sjelljen e fëmijës që prindërit nuk duhet t’i anashkalojnë

Të fundit nga