Bylykbashi për primaret: Ky proces është risi, bashkon demokratët

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Durrësit, njëherësh anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se përzgjedhja e kandidatëve përmes primareve, është një proces që thellon demokracinë në Partinë Demokratike.

Sipas tij, ky proces vendos një standard të ri për të gjitha partitë e tjera.

Bylykbashi deklaroi se demokratët do të përzgjedhin kandidatin më të mirë.

Po ashtu, ai ka thënë se fokusi i partisë është ndryshimi i këtyre 6 qyteteve të grabitura nga Partia Socialiste.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dramë mes Nadalit e Medvedevit

Story i radhës

SHVL-UÇK kërkon përgjegjësi për rastin e Rexhail Qerimit: Drejtësi e vonuar ose argat i paguar

Të fundit nga