Bylisi mposht Vorën me penallti, ballshiotët kualifikohen në fazën tjetër!
Bylis arriti të mposhtë Vorën me penallti në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupën e Shqipërisë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 51′ nga Qardaku nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas në të 62′ Ruçi riktheu baraspeshën dhe në të 68′ Xheferson përmbysi sfidën.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Vrapi shënoi në të 89-ën golin e barazimit.
Kualifikimi i Bylisit u vendos nga penalltitë ku ballshiotët u treguan më të saktë dhe portieri Puja bëri heroin për skuadrën e tij.