Do të startojë në orën 13:00, në stadiumin “Adush Muça”, sfida Bylis-Laçi, e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.
Ballshiotët e Arian Bellait duan kthesën sepse fitorja në kampionat u mungon prej gjashtë ndeshjesh, ndërsa kurbinasit synojnë triumfin pas humbjes së fundit ndaj Egnatias.
FORMACIONET ZYRTARE –
BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Loran; Ruçi, Qoshku, Souza, Qardaku, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.
LAÇI – Dajsinani; Ziko, Turkaj, Velkovski, Roganoviç; Ujka, Borisjuk, Spahiu; Babatunde, Adeleke, Shkurtaj. Trajner: Gentjan Mezani.