Bylis përforcohet në mbrojtje dhe mesfushë

January 17, 2023
1 minut lexim

Vangjel Zguro dhe Kristi Kote janë dy lojtarët e rinj të Bylisit. Klubi ballshiot zyrtarizoi mëngjesin e së martës afrimin e dy lojtarëve të rinj, të cilët i janë bashhkuar skuadrës në përgatitjet. Zguro ishte pjesë e Skënderbeut, megjithatë mbrojtësi i majtë vendoi që të largohet nga korçarët për një aventurë të re në Superiore.

29-vjeçari luajti 9 ndeshje në gjysmën e parë të sezonit, duke shënuar dhe 2 gola. Në të shkuarën mbrojtësi i krahut ka qenë dhe pjesë e Pogradecit, Butrintit, Korabit, Luftëtarit, Kukësit e Kamzës, ndërsa është angazhuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Tulsa dhe Chattanooga.

Në anën tjetër, Kristi Kote transferohet si nujë lojtar i lirë gjithashtu, pasi ndërpreu marrëveshjen me Kukësin. Aventura e mesfushorit te verilindorët nuk shkoi sipas pritshmërive, teksa u largua pas vetëm 5 muajsh. 24-vjeçari luajti vetëm 6 ndeshje me kuksianët, prej të cilave vetëm 2 si titullar. Bylisi është skuadra e tretë për korçarin i cili është formuar si futbollist në akademinë e Partizanit.

Bylis aktualisht e sheh veten në kuotën e 17 pikëve, po aq sa dhe Teuta duke lënë pas vetëm Kukësin me një pikë më pak. Ballshiotët besojnë se Zguro dhe Kote janë afrimet e duhura që do e ndihmojnë skuadrën për të siguruar objektivin mbijetesë këtë edicion.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parashikohen stuhi të forta/ Bashkia e këtij qyteti shqiptar lëshon alarmin

Story i radhës

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë