By Pass-i i Gjirokastrës përfundon në dhjetor, Rama: Do t’i japë frymëmarrje qendrës historike

min lexim

By pass-i i Gjirokastrës do të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mëngjesin e sotëm në Facebook, duke publikuar edhe video nga punimet.

“Mirëmëngjes dhe me bajpasin e Gjirokastrës, që do të përfundojë në fund të këtij viti e do t’i japë frymëmarrje qendrës historike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërtimi i by–pass-it në Gjirokastër ka hasur përherë kundërshtimet e specialistëve vendas e të huaj të cilët arritën të shmangnin ndërtimin e parë, i shpallur fitues në vitin 2016 duke e detyruar qeverinë të tërhiqej përkohësisht dhe të premtonte gjetje alternative për stabilizimin e qarkullimit në zonën muzeale.

Rruga për ndërtimin e këtij projekti u hap më 2020 dhe objektivi kryesor i tij është rivitalizimi i sheshit të Çerçizit dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Çerciz Topulli”, për të akomoduar dhe ndihmuar menaxhimin e rritjes së flukseve turistike, njëkohësisht duke sjellë koherencë në hapësirat urbane pa ndryshuar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës.

Projekti synon të sjellë lehtësimin e qarkullimit si dhe orientimin e mjeteve që do të sjellin turistë në zonën muzeale të qytetit duke e bërë funksional këtë shesh. Parkimi nëntokësor do të jetë trekatësh dhe do të ketë një kapacitet prej 300 mjetesh. Projekti synon gjithashtu t’i sjellë zonës një aset strategjik për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës turistike, duke ruajtur asetet kombëtare të trashëgimisë kulturore. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prindërit e “Naim Frashërit” me protestë kundërshtojnë grevën

Story i radhës

I acaruar nga deklaratat e Shakirës/ Pique merr vendimin drastik, futbollisti vendos kushte të rrepta për kujdestarinë e fëmijëve

Të fundit nga