buxheti i prishtines per vitin 2024 20 milione euro me i larte se i vitit te kaluar 650340e226bb8

​Buxheti i Prishtinës për vitin 2024, 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar

September 14, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar buxheti i kryeqytetit i cili është votuar të enjten për vitin 2024 është dhe sipas tij është rreth 20 milionë euro më i lartë se i vitit 2023.

Kryetari Rama ka shkruar në Facebook se buxheti për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë euro.

“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës së tij në Kryeqytet.

Ai po ashtu ka shkruar se buxheti do të jetë një buxhet i transformimit të Kryeqytetit, ku kanë ndarë ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen: Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”, Ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores.

Gjithashtu, sipas Ramës në buxhetin për vitin e ardhshëm kanë ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e thertores për kafshë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kombetarja e kosoves pesoi humbje nga greqia 650340d7e58ad
Story i mëparshëm

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje nga Greqia

rusia mund te mbaje celesin e zgjidhjes se ngercit mes turqise dhe sirise 650345c737637
Story i radhës

Rusia mund të mbajë çelësin e zgjidhjes së ngërçit mes Turqisë dhe Sirisë

Të fundit nga

ShkoLartë