Buxheti 2024/ Qeveria fond 2.2 miliardë lekë për bonusin e bebes, Rama: Mbështesim familjet që në hapat e parë

Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa përmes një mesazhi në rrjetet sociale thekson se Programi i Bonusit të Bebes do të vijojë të financohet edhe në buxhetin e vitit 2024, me qeverinë që ka vendosur një fond 2.2 miliardë lekë në mbështetje të familjeve.

‪”Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj. Vetëm Përpara”- shkruan Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Silvinjo rrëfen ‘Shqipërinë e tij

Story i radhës

Nis implementimi i planit sipas Roadpolit në Prishtinë, kontrollit ndaj ngasësve

Të fundit nga