Buxheti 2023/ Rama jep lajmin për pensionistët: Fishat e diabetit do të jenë falas

1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me në lajm të mirë, për të gjithë të sëmurët me diabet.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se me buxhetin e vitit 2023, fishat e diabetit për do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Sipas Ramës ky vendim i qeverisë i kursen të moshuarve të paktën një pension mujor në vit.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se me #Buxhetin2023 fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës përmes video-lidhjes

Story i radhës

COVID, sërish 17 raste aktive

Të fundit nga